Merkel: Bashkëpunoni që euro të jetë e sukseshme
GJERMANI- Në mesazhin e Vitit të Ri, kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbrojtur euron, por tha se kombet europiane duhet të forcojnë bashkëpunimin e tyre, nëse duan që valuta të jetë e suksesshme.
Duke iu drejtuar audiencës përmes televizionit, Merkel tha se euro iu ka sjellë komoditet konsumatorëve dhe e ka bërë ekonominë e Gjermanisë, ekonominë më të madhe të Evropës, më të fortë që kur u paraqit monedha 10 vjet më pare, raporton Europa e Lirë.
Por, ajo vuri në pah se për shkak të krizës së borxheve, disa vende anëtare të eurozonës 17 anëtarëshe duhet të punojnë më ngushtë, në mënyrë që të tejkalojnë krizën dhe të sigurojnë të ardhmen e monedhës së përbashkët.
(el.me/BalkanWeb)