Durrës, babai plagos me sëpatë djalin 28-vjecar
DURRËS- Babai plagos djalin, vetëm pak orë para ndërrimit të viteve.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotmë rreth orës 11:00 në fshatin Katund i Ri në Durrës në banesën e familjes Gorea.
Policia bën me dije se kryefamiljari Vlash Gorea ka plagosur me sëpatë në kokë djalin 28-vjecar.
I riu Artan Gorea është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit, ku mësohet se gjendja e tij është kritike.
Nga hetimet policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të një konflikti të vjetër mes dy bashkëshortëve Gorea dhe djalit të tyre.
Policia ka ndaluar autorin e plagosjes, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
(el.me/BalkanWeb)