Papandreu i shtrin dorën Gjermanisë
Kryeministri i Greqisë Jorgo Papandreu u ka drejtuar një lutje të përzemërt liderëve të biznesit gjerman për të ndihmuar vendin e tij për kapërcimin e krizës së borxheve. Papandreu tha se fondet gjermane nuk do të jenë investime të dështuara por do të kenë një të ardhme të suksesshme.
Kryeministri grek ndodhet në Gjermani për të zhvilluar bisedime me kancelaren Angela Merkel mbi progresin e Greqisë në shkurtimin e deficitit buxhetor.
Duke hequr një paralele mes ribashkimit të Gjermanisë, Papandreu foli për rilindjen e kombit të tij.