E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania Te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor duhet te behen anetare te BE-se

Presidenti i Gjermanisë, Kristjan Ulf, deklaroi se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen anëtare të BE-së.

“Është shume e rëndësishme që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, e jo vetëm Kroacia, gradualisht t'i bashkohen BE-së, ndërsa më pas të bëhen edhe anëtare të saj”, deklaroi Vulf.

Ai në vizitën dyditore në Sllovaki theksoi se Berlini dhe Bratisllava, angazhohen që Kroacia në vitin 2013 të bëhet anëtare e BE-së, por edhe për zgjerimin e mëtejshëm të BE-së dhe programit për partneritet lindor.

"Integrimet evropiane duhet të vazhdojnë pasi projekti i Evropës e përcakton të ardhmen e çdo populli evropian në veçanti", theksoi Ulf.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›