E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Greqia të presë për ndihmë do vlerësohen financat

BERLIN- Kancelarja Angela Merkel në lidhje me gjendjen e vështirë financiare të Greqisë ka deklaruar se Gjermania do të presë derisa ekspertët të mbarojnë rishqyrtimin e gjedjes së financave të Greqisë këtë javë përpara se t'u përgjigjen kërkesave të saj për ndihma të reja.

Merkel i bëri këto komente në Berlin në kohën kur zyrtarët nga Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar po merren me inspektimin e financave greke.

Vizita e tyre në Athinë realizohet një vit pasi Greqia u shpëtua nga falimentimi me paketën financiare prej 110 miliardë euro.

Më 16 maj, ministrat e financave të eurozonës do të diskutojnë nëse Greqia ka nevojë për ndihma shtesë.
(e.m/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›