Merkel: Ligje më të forta për të mbrojtur të dhënat personale
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka premtuar vendosjen e ligjeve më të forta evropiane për të mbrojtur të dhënat personale në internet.
Në një intervistë për televizinin publik ARD, ajo tha se Gjermania dëshironte kompanitë e internetit të punojnë për mbrojtejn e të dhënave. Komentet e saj ndjekin argumentet në lidhje me një operacion amerikan spiunazhi, i cili mbledh të dhënat nga kompanitë e internetit.
Merkel tha gjithashtu se ajo pritet që SHBA të veprojnë në përputhje me ligjin gjerman.
Tensionet kanë qenë në drejtimin të lartë midis dy vendeve, pas njoftimeve se SHBA ka përgjuar zyrtarë të BE përfshirë dhe ata gjermanë.
“Unë pres një angazhim të qartë nga qeveria e SHBA që në të ardhmen ata ata të respektojnë dhe ligjet gjermane,” tha kancelarja gjermane.
E ndodhur nën presion merkel u zotua se qeveria e saj do të marrë një “pozicion shumë të rreptë” në bisedimet në vazhdim mbi rregullat e Bashkimit Evropian për të mbrijtur të dhënat personale.
Kancelarja Merkel dërgoi ministrin e saj të brendshëm në Uashington javën e kaluar për të diskutuar me Prokurorin e Përgjithshëm amerikan Eric Holder dhe zëvendës Presidenti Joe Biden për të sistemin e përgjimit amerikan.