E Diel, 1 Nëntor 2026

Merkel: Mbikëqyrje më e fortë ndaj bankave

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel u shpreh hapur ne mbeshtetje te mbikëqyrjes më të fuqishme të bankave në eurozonë, por tërhoqi vërejtjen se me këtë veprim nuk duhet nxituar.

Deklarata u be gjate nje fjalimi në Berlin, ku Merkel theksoi se është e parakohshme të bisedohet për çfarëdo lloji të rikapitalizimit të bankave në eurozonë nëpërmjet mekanizmave evropianë, derisa të mos krijohet organi mbikëqyrës dhe të ketë të drejtën e intervenimit.

Liderët e Bashkimit Evropian në muajin qershor kishin rene dakord që fondet për shpëtim të BE-së do të mund të shkonin direkt në rikapitalizimin e bankave që kanë probleme, por vetëm kur të krijohet një mbikëqyrje e gjërë evropaine nën udhëheqjen e Bankës Qendrore Evropiane (BQE).

Franca dëshiron që Banka Qendrore Evropiane të ketë më tepër autoritet për mbikëqyrjen e të gjitha 6 mijë bankave në eurozonë, nga muaji janar.

Por, Gjermania dëshiron që BQE-ja vetëm te mbikëqyrë bankat e mëdha dhe preferon një ritëm më të ngadalshëm hap pas hapi. (rel)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›