E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Me euron të veprohet si me bashkimin e Gjermanisë

"Shikoni, është afërsisht si bashkimi i Gjermanisë. Ne nuk kemi dyshuar asnjëherë për këtë vendim historik në favor të bashkimit, pavarësisht të gjithë problemeve të dhimbshme'', deklaroi Merkel para hapjes së një samitit në Bruksel.

"E kemi kaluar me sukses krizën ekonomike në Gjermani, sepse nuk kemi pasur frikë dhe se njerëzit dhanë prova të një qetësie të madhe'', shtoi ajo.  

Ndërsa ministrja franceze e Punëve të Jashtme theksoi se BE-ja duhet të ndalojë spekulatorët të cilët sulmojnë shtetet e eurozonës. Kurse kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker, theksoi se liderët evropianë janë të vendosur për të bërë gjithçka për stabilitetin financiar të eurozonës./Start/

                                                                                             2010-12-16 18:09
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›