Borë në Maqedonivështirëson trafikunajror e urban
SHKUP- Në Maqedoni rreshjet e dëborës që kanë përfshirë gjithë vendin kanë shkaktuar vështirësi në trafiku rrugor, hekurudhor dhe ai ajror.
Në kryeqytet për shkak të sasive të mëdha të borës disa linja të transportit publik në akset rrugore rajonale janë shkurtuar. Ka vonesa në transportin ndëruban si dhe në trafikun hekurudhor.
Aeroporti i Shkupit "Aleksandri i Madh" është i hapur për qarkullim, por ka vonesa në lëvizjen e avionëve, raporton mia.
Policia rekomandon shoferët të jenë të kujdesshëm dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes së automjetit nëpër rrugët e lagështa dhe të rrëshqitshme si dhe të respektojnë sinjalet e vendosura të komunikacioinit.
Policia bën apel për kujdes në lëvizjen e automjeteve në gryka malesh dhe në kthesat malore ku është më e shpeshtë dukuria e shembjeve të shkëmbinjve.
Kjo posaçërisht ka të bëjë me drejtimet rrugore Katllanovë-Veles, Demir Kapi-Udovë dhe Mavrovë - Dibër. Kujdes edhe në aksin rrugor Kumanovë-Tabanoc ku ende kryhen punë në rrugë.
(s.g/balkanWeb)