E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia përfshihetnga një valë e re të ftohti e bore

ATHINE- Një valë e re të ftohti ka përfshirë Greqinë, ku prej ditës së djeshme shumë zona në pjesën kontinentale të vendit janë gjendur nën reshjet e dëborës, ndërsa temperaturat janë ulur mjaft. Për shkak të dëborës sot do të jenë të mbyllura shkollat dhe rajonet rreth Selanikut, Kozanit, Grevenasë, Janinës dhe Kosturit. Sot paradite bie dëborë edhe në rajonet qendrore dhe veriore të Greqisë si dhe në ishujt Tasos dhe Evbeja.
Pritet që Kreta dhe disa ishuj të tjera të përfshihen nga shira të rrëmbyeshëm.
(atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›