E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, grabitet me armë filiali i një banke

Policia bëri të ditur se grabitja ndodhi rreth orës 12.30’ në rrugën e “Kavajës” pranë Qëndrës Globus, ku është vjedhur me armë një nga filialet e Bankës NBG.

Paraprakisht dyshohet se autorët, kanë mundur të hyjnë në ambientet e kësaj banke dhe kanë mundur t’i marrin punonjëses së bankës, sasinë e parave prej 300 mijë lekësh të rinj. Aktualisht, Shërbimet e Hetimit të Krimit të Policisë së Kryeqytetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po punojnë intesivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa materialet për këtë vjedhje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes me armë” e realizuar në bashkëpunim. Ende nuk dihet se kush janë autorët e kësaj grabitjeje me armë. /S.Ll/Start/

                                                                                             2010-12-16 16:34
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›