Merkel Me shume se pese vjet per te dale nga kriza

Do të duhen më shumë se pesë vjet që të dalim nga kriza. Alarmin e jep kancelarja gjermane Angela Merkel në një takim me anëtarët e partisë së saj në Sternberg të Gjermanisë. “Është momenti të jemi rigoroz dhe të bindim botën se është me rëndësi të investojnë në vendet europiane, ka thënë Merkel. Duhet ta mbajmë frymën edhe për pesë vite të tjera ka thënë liderja e ekonomisë më të madhe europiane, pasi është periudha që nevojitet për të dalë nga kriza, ka sqaruar ajo. Merkel u ka bërë thirrje partnerëve më të mëdhenj europianë që të angazhohen më shumë për të konsoliduar llogaritë publike dhe të reduktojnë borxhin e lartë publik. Sipas saj shumë investitorë nuk kanë besim se Europa mund të mbajë premtimet e veta. Bota e financave dhe kompanitë e mëdha botërore po na shohin me mosbesim, për këtë shton Merkel është i nevojshëm zbatimi i reformave strukturore në vendet e Eurozonës, reforma që të japin rezultate për të rikthyer pikërisht besimin e investitorëve. Më parë se samiti europian i datës 24 dhe 25 nëntor kancelarja gjermane do të zhvillojë një seri takimesh me liderët europianë. Të mërkurën e ardhshme Merkel do të mbajë një fjalim në parlamentin Europian më parë se të takohet me kryeministrin britanik David cameron. Më 12 nëntor Angela Merkel do të shkojë në Portugali dhe më 15 nëntor do të takohet me ministrin e financave franceze Jean-Marc Ayrault.