E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore arrestohet perdhunuesi

Policia e Vlorës ka arrestuar një 37 vjeçar i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë. Shtetasja me iniciale K. B. së bashku me familjarët e saj ka bërë kallzim penal në polici ndaj shtetasit Dritan  Manaj  i cili me anë të mashtrimit e ka rrëmbyer vajzën  dhe  përdhunuar nën kërcënimin e armës jashtë vullnetit të saj për disa ditë me radhë. Vetëm ditën e shtunë ajo ka arritur ti shpëtojë këtij personi dhe është paraqitur në Polici për të bërë kallzimin . 37 vjeçari Dritan Manaj banues në fshatin Peshkëpi të Komunës Vllahinë rezulton i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”. Gjatë kontrollit të banesës së 37 vjeçarit në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri tip automatik mod 56 (kallashnikov) si dhe 97 gr lëndë narkotike e llojit “Cannabis sativa”. Ndaj shetasit Dritan Manaj rëndojnë veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›