Merkel Mekanizmi antikrize priten negociata te ashpra
Pas marreveshjes per ndryshimin e traktatit te Bashkimit Europian i njohur si Marreveshja e Lisbones Kancelarja gjermane Angela Merkel pret negociata te veshtira me partneret europiane. BE-ja shkel tanime nje toke teresisht te panjohur tha Kancelarja Merkel ne perfundim te samitit dyditor ne Bruksel qe vuri bazat e nje mekanizmi te ri per perballimin e krizave financiare. Nuk eshte se te gjitha shtetet ishin shume te interesuara por ato e kuptonin argumentin qe une kam sjelle gjithmone qe per te krijuar nje mekanizem te tille krize kemi nevoje per nje ndryshim te marreveshjes. Ky eshte opinioni gjerman. Ne Samitin e 27 presidenteve dhe kryeministrave nga vendet e BE-se u ra ne ujdi per perfshirjen e bankave dhe fondeve ne perballimin e krizave te borxheve ne te ardhmen. Presidenti i Keshillit te Europes Herman Van Rompuy u ngarkua me detyren e kontaktimit te partnereve europiane per ndryshimin e kufizuar te marreveshjes se BE-se. Van Rompuy do te pergatise rezultatet e ketyre bisedimeve per Samitin e dhjetorit.