Pakoja e Dubait e afte per nje bombe
Policia ne Dubai ka bere te ditur se nje pakete e dyshimte e gjetur ne aeroportin qendror te Dubait eshte e afte per tu shnderruar ne bombe. Ata thane se paketa kishte te gjitha shenjat e bombave te pergatitura ne te kaluaren nga Al-Kaeda. Sipas autoriteteve ne Dubai pakoja duket se eshte pergatitur nga profesioniste. Ajo ishte rruges nga Jemeni per ne SHBA kur u ndalua. Dubai njihet si pika qendrore e transportit dhe logjistikes ne Lindjen e Mesme. Autoritetet atje jane teper te shqetesuara dhe e kane marre shume seriozisht kete lajm. Ata po punojne se bashku me eksperte nga Amerika Britania e Madhe dhe Jemeni per te zbardhur ngjarjen. Ne aeroportin e Dubait kalojne 4 milione pasagjere ne muaj dhe ata duan te sigurojne udhetaret se po bejne gjithcka per te arritur sigurine maksimale te tyre. Kur Presidenti amerikan Barak Obama doli te premten pasdite para shtypit u be e qarte se gjendja ishte serioze. Obama deklaroi se neEast Midlands-in britanik dhe ne Dubai jane gjetur dy paketa te dyshimta qe kishin destinacion institucione hebrenje ne Cikago. Hetimet e para te ketyre paketave treguan se ato permbanin lende eksplozivi.Presidenti ishte informuar naten e se premtes nga keshilltari i luftes kunder terrorizmit John Brennan per dyshimet qe sherbimet sekrete kishin per paketen qe vinte nga Jemeni. Megjithate paketa nuk ishte gjetur ende. Obama udhezoi ministrite dhe sherbimet sekrete per te ndermarre te gjitha hapat e nevojshem ne mbrojtje te popullsise amerikane dhe per te bashkepunuar me sherbimet e tjera sekrete. Pak me vone paketa u gjet. Ajo ishte nisur me UPS perkatesisht nga FedEx per ne SHBA fillimisht ne Britanine e Madhe dhe me pas ne Dubai. Gjate dites se premte u kontrolluan avionet e disa shoqerive amerikane. Nje avion pasagjeresh u shoqerua madje pasdite me avion luftarak ne fluturimin e tij per ne Nju Jork. Edhe ky avion kishte ngarkese qe vinte nga Jemeni. Obama deklaroi Une kam dhene udhezime qe te bejme te gjitha perpjekjet per te gjetur origjinen e paketes dhe per te hetuar nese ne lidhje me te ekzistojne edhe plane te tjera terroriste. Megjithate nuk eshte ende e qarte nese paketat vertet mund te shperthenin. Fillimisht u bene spekulime per nje prove me te cilen do te provohej reagimi i autoriteteve amerikane te sigurise. Keshilltari per ceshtjet e terrorizmit tha se hetimet vazhdojne. Sipas mendimit te tij duket se paketat permbajne fisheke boje printeresh te manipuluar dhe ato mund te perdoreshin per nje sulm terrorist. Une jam i shqetesuar sepse paketat permbanin lende eksplozivi. Testimet zakonisht nuk kryhen me lende eksplozivi. Ajo qe dua te theksoj eshte se ne nuk e dime se cfare qellimi kishin paketat. Ai nuk donte te spekulonte mbi demet qe mund te shkaktonte shperthimi i paketes ose se si mund te ndizej lenda shperthyese e saj. Sipas pohimeve te tij deri tani nuk ka persona te dyshuar. Gjate zhvillimit te hetimeve ne perpiqemi te kuptojme kush fshihet pas saj dhe kush eshte pergjegjes. Ne duam te kuptojme dimensionin e kercenimit. Por Brennan tha sic kishte thene edhe Presidenti Obama me pare se organizata terroriste Al-Kaeda vazhdon te thure plane per sulme terroriste kunder SHBA-se. Ne Jemen mendohet te qendrojne disa qindra luftetare te Al-Kaedes. Sherbimi postar UPS paralizoi nderkohe furnizimet nga Jemeni. Por amerikanet thote qeveria amerikane nuk kane nevoje te shqetesohen dhe mund ti vazhdojne udhetimet sipas planeve qe kane bere. Edhe Presidenti amerikan ka plane udhetimi. Ne fundjave ai do te shkoje nder te tjera ne Cikago.