E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel-Monti: Gjithçka për të mbrojtur Eurozonën

Evropë- Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri italian Mario Monti kanë thënë se do të bëjnë gjithçka është e mundshme për të mbrojtur Euzonën. Komentë e dy liderve të lartë erdhën përmes një deklarate të përbashkët pas një bisede telefonike të dielën.

Kjo i bashkohet jehonës që kanë bërë edhe presidenti francez, Francois Hollande dhe presidenti i Bankës Qëndrore Evropiane Mario Draghi. Kjo ka rritur spekulimet se BQE mund të rinisë programin e saj për të blerë obligacione të qeverisë spanjolle.

Vërejtjet erdhën një ditë para një vizite nga sekretari amerikan i thesarit Timothy Geither. Të hënën ai do të takohet me ministrin gjerman të Financave, Wolfgang Schauble përpara se të fluturojë për Frankfurt për tu takuar me Zotin Mario Draghi.

Analistët thonë se vizita e zyrtarit amerikan me njerëzit që kanë peshë në politikat monetare në Eurozonë ka rritur spekuliemt se politika po ndryshon në heshtje, me miratimin gjerman.

Ndërkohë të hënën do të vërehet edhe vlerësimi i parë nëse ekonomia spanjolle u rrit apo është kontraktuar nga Prilli në Qershor dhe pritet të tregohet se recesioni në Spanjë vijon.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›