Kreu i Parlamentit jordanez viziton Shqipërinë
Tiranë- Kreu i dhomës së së Përfaqësuesve të Mbretërisë së Jordanisë, Abdulkarim Al Doghmi, ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Nëpërmjet një njoftimi, zyra për shtyp e Kuvendit bën me dije se vizita ka ardhur me ftesë të kryeparlamentares Topalli. Ndërsa takimi mes dy homologëve do të bëhet ditën e hënë në orën 11:00, dhe më pas do të ketë edhe një deklaratëpër shtyp.
Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Mbretërisë së Jordanisë Sh.T.Z. Abdulkarim Al Doghmi do të takohet me autoritetet më të larta të vendit. Al Dodghmi do të pritet në një takim të veçantë nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani dhe nga Kryeministri i vendit Sali Berisha. Gjithashtu ai do të takohet edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme Edmond Panariti.
/IDEA/