Edhe Spanja në vorbullën e krizës – paralajmërim i FMN
Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi Spanjën se mund të shënojë recesion akoma më të thellë se që pritej paraprakisht, nga minus 1,7 për qind në këtë vit dhe minus 1,2 për qind vitin e ardhshëm.Në deklaratën e FMN-së, gjithashtu, theksohet se tensionet tregtare gjithnjë e më të mëdha mund ta rrezikojnë aftësinë e Spanjës që të financohet në treg, edhe krahas asaj që në Eurozonë ka dakorduar ndihmë për bankat spanjolle.
Shpenzimet e detyrimit të Spanjës janë afër nivelit që shënuan Greqia, Irlanda dhe Portugalia, kur duhej të kërkonin ndihmë ndërkombëtare, ndërsa liderët e Eurozonës të ndërmarrin gjithçka që është e nevojshme që ta pengojnë Madridin zyrtar që të përfshihet në të njëjtën rrygë.
FMN publikoi vlerësimin se deficiti buxhetor spanjoll edhe këtë vit edhe vitin e ardhshëm do ta tejkalojë qëllimin e Qeverisë prej 6,3 për qind të prodhimit vendas bruto për vitin 2012 dhe 4,5 për qind të prodhimit të përgjithshëm bruto për vitin 2013. Anëtaret e Eurozonës nuk duhet të kenë deficit buxhetor më të madh se tre për qind të GDP-së, por gjatë këtij viti deficiti spanjoll me siguri do të jetë shtatë për qind, ndërsa vitin e ardhshëm 5,9 për qind të GDP-së, bëri me dije FMN.