E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tritan Shehu: Pa konsensusin e opozitës imuniteti është i "djegur"

29-07-2012 / Gazeta 55

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu artikulon qartë mundësinë që mazhoranca të tërhiqet nga seanca e 6 gushtit. Sipas tij, nëse hidhet në votim, pa pasur më parë të garantuara votat e opozitës, imuniteti digjet të paktën për 1 vit, por nëse shtyhet, palët mund t’i rikthehen sërish sesionin tjetër. “Nuk mund të kalojnë, është e qartë. Mazhoranca me gjithë vullnetin që ka, me gjithë përpjekjet që ka bërë që nga 2003-i, me gjithë kompromisin që bëri me PS, duke ia lënë asaj shumicën dërrmuese të problemeve të vendosura në ligj siç i deshte, nuk mund të bëjë më tepër sepse kërkohen dhe votat e opozitës për t’i kaluar. Nëse ligji kalon, futet në proces votimi, votohet dhe nuk fiton pastaj në bazë të ligjeve tona mund të rivotohet vetëm pas një viti, sepse është ligj kushtetues. Nëqoftëse nuk futet fare në proces votimi është tjetër gjë. Është një problem teknik, që nuk e di, që do të zgjidhet hap pas hapi”- deklaroi Shehu.


Deputeti demokrat njofton gjithashtu se së shpejti do të mblidhet konferenca e kryetarëvve të grupeve për të përcaktuar afatet se kur do të nisë shqyrtimi i amendamenteve të tjera kushtetuese të PS-së, konkretisht atyre që përcaktojnë zgjedhjen me 84 vota të gjyqtarëve të lartë, kushtetues dhe prokurorit të përgjithshëm.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›