Merkel Multikultura ka deshtuar

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se perpjekjet per te ndertuar nje shoqeri multikulturore ne Gjermani kane deshtuar.
Gjate nje fjalimi ne Potsdam ajo tha se i ashtuquajturi koncepti multikulti ku njerezit jetojne krah per krah nuk ka funksionuar.
Komentet e Merkel vijne ne nje kohe kur ndjenja anti-emigrante eshte rritur ndjeshem ne radhet e politikaneve.
Nje studim i fundit tregoi se mbi 30 per qind e gjermaneve besojne se Gjermania eshte pushtuar nga te huajt.
I njejti studim tregoi gjithashtu se e njejta shifer pretendon se 16 milione emigrante kane ardhur ne Gjermani per perfitime sociale.