Merkel-Sarkozy: Qëndrim absolut, për mbrojtjen e euros
Presidenti francez, Nikolas Sarkozy, tha se Franca dhe Gjermania, kanë rënë dakord për të paraqitur propozimet e tyre në shtator, për taksa në transaksionet financiare dhe për qeverisje të përbashkët të politikës ekonomike.
Sarkozy tha se dy vendet do të propozojnë një organ qeverisës të Eurozonës - përfshirë presidentin me mandat prej dy vitesh e gjysëm, për të rikthyer besimin e tregut.
Kreu i Francës tha se organi i ri do të përbëhet nga kryetarët dhe kryeministrat e të gjitha vendeve të Eurozonës, të cilët do të takohen dy herë në vit.
Ai sugjeroi se lideri i parë duhet të jetë presidenti aktual i BE-së, Herman Van Rompuj.
Sarkozy i bëri këto komente në Paris, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Dy zyrtarët gjithashtu kanë bërë thirrje për disiplinë të rreptë fiskale në mesin e17 vendeve të Eurozonës.
Ata thanë se të gjitha anëtarët e Eurozonës duhet të miratojnë dispozita kushtetuese në mënyrë që të baraspeshojnë buxhetet e tyre.