Merkel e Sarkozy, konsultohen për krizën e Eurozonës

Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozy, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, në takimin e sotëm në Paris, do të diskutojnë për masat që do të ndërmerren për krizën e borxheve të eurozonës. Por, Gjermania ka tërhequr vërejtjen që të mos pritet ndonjë kthesë në reformat financiare.
Shumë ekspertë kanë thënë se mënyra më e mirë për zgjidhjen e krizës së borxheve, do të ishte lëshimi i fletë-detyrimeve të përbashkëta evropiane, që vendeve të eurozonës do t`u mundësonte marrjen e huave me çmime të përballueshme. Nga ana tjetër, Gjermania, e kundërshton fuqishëm këtë ide.
Një zëdhënës i qeverisë gjermane, tha se në takimin e sotëm Sarkozy-Merkel, nuk do të diskutohet për fletë-detyrimet evropiane, por për përmirësimin e qeverisjes ekonomike. Gjermania dhe Franca janë ekonomitë më të mëdha në eurozonën me 17 anëtarë.