E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka Botërore paralajmëron "zonë të re rreziku"

Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellik, tha se qeveritë evropiane duhet të ristrukturojnë ekonomitë e tyre për të rivendosur besimin në tregjet financiare, në kohën kur ekonomia globale po shkon drejt "një zone të re rreziku".

Ai tha se kriza e borxhit në Evropë dhe grindja politike në Uashington rreth kufirit të borxhit, kanë shkaktuar "shqetësim dhe pasiguri në lidhje me ekonominë globale".

Zoellik ka përshëndetur lajmin se Banka Qendrore Evropiane ka blerë bonot e Italisë dhe të Spanjës në vlerë prej 22 miliardë eurosh, javën e kaluar. Megjithatë ai tha se përpjekjet e Bankës Qendrore janë afatshkurtra dhe nuk ndryshojnë problemin e niveleve të larta të borxhit.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›