E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, rritja ekonomike për prill-qershor, vetëm 0.1%

Të dhënat e reja financiare tregojnë se rritja ekonomike e Gjermanisë thuajse, ishte ndalur në periudhën prill-qershor të këtij viti, duke rritur shqetësimet e investitorëve, se ekonomia globale është më e ngadalshme se sa pritej.
 

Rritja tremujore prej vetëm 0.1% për Gjermaninë, që është ekonomia më e madhe në Evropë, ishte nën pritjet e tregjeve për 0.5% rritje dhe erdhi pas të dhënave dëshpëruese për rritje ekonomike për Francën dhe Shtetet e Bashkuara.
 

Ngadalësimi i ekonomisë gjermane u shpall sot, disa orë para fillimit të takimit në Paris, ndërmjet presidentit Nikolas Sarkozi, dhe kancelares Angela Merkel.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›