E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusët zgjedhin një politikan me ngjyrë

Banorët e një qyteti në Rusi e kanë shikuar me habi Jean Gregoire Sagbon, për shkak se ata asnjë herë më parë nuk kanë parë një person me ngjyrë.

Tani ata në të shohin diç të jashtëzakonshme-një politikan të ndershëm.

Sagbo muajin e kaluar u bë njeriu i parë me ngjyrë, i cili është zgjedhur për një funksion në Rusi.

Në një shtet, ku racizmi është i ngulitur në shoqëri dhe shpeshherë i dhunshëm, zgjedhja e Sagbos si një prej 10 këshilltarëve në kuvendin e qytetit Novozavidovo, mund të cilësohet si mrekulli.

Nga 10 mijë banorët e qytetit, Sagbo, i cili vjen nga shteti afrikan Benin, konsiderohet si një rus, i cili brengoset për qytetin e tij.

Ai ka premtuar se do ta ringjallë këtë qytet të mbushur me mbeturina, në të cilin jeton që 21 vjet. “Novozavidovo është duke vdekur. Ky është qyteti im, nuk mund të vazhdojmë të jetojmë kështu”, theksoi Sagbo.

“Lëkura e tij është e zezë, por në brendi ai është rus. Mënyra se si brengoset ai për këtë qytet, është mënyra se si mund të brengosen vetëm rusët”, theksoi Vyacheslav Arakelov, prefekti i qytetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›