Merkel dhe Hollande e dëshirojnë mbetjen e Greqisë në Eurozonë

"Çfarëdo qe mund të bëjmë për ta ndihmuar nga ana strukturore Greqinë, për ta ndihmuar me rritjen, me organizimin, do ta bëjmë dhe besoj se kemi rënë dakord që Greqia i përket Bashkimit Europian dhe Eurogrupit dhe kërkojmë ta nxisim këtë”, tha Merkel.
"I them Greqisë se Europa është gati të shtojë masa për të ndihmuar rritjen ekonomike, të mbështesë aktivitetin ekonomik, kështu do te ketë një kthim të rritjes ekonomike në Greqi”, tha Hollande.
Gjatë fushatës presidenciale, Hollande, e zhvlerësoi paktin fiskal, arritur mes Merkel dhe paraardhësit të tij, Sarkozy, duke thënë se nuk është kjo një zgjidhje për Europën. Ai u zotua se do t'i bashkëngjisë atij, “paktin e rritjes ekonomike.
Këtë qëndrim ai e përsëriti të martën gjate takimit me Merkel. Dy udhëheqësit u përpoqën te mos shndërronin në parësore ndasitë, duke bërë shaka për faktin se aeroplani i Hollande u godit nga rrufeja, gjatë fluturimit për ne Berlin.“Ndoshta është një ogur i mire për bashkëpunimin franko-gjerman", tha Merkel.