E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi/ Serish termet 5.1 balle

Një tërmet 5,1 ballë ra sot në mëngjes në detin Egje, njoftoi televizioni turk NTV dhe agjencia Anadolli.

Tërmeti ra në orën 08:17 GMT dhe epiqendra e tij ndodhet në detin Egje, shtoi instituti turk i sizmologjisë, Kandilli, me seli në Stamboll.
Tërmeti u ndje në provincat turke Izmir dhe Ajdin, shtoi Anadolli.

Mediat turke nuk përmendën viktima apo dëme pas këtij tërmeti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›