Irani ka rrëzuar një fluturake amerikane?

Njoftimet citojnë zyrtarë të ushtrisë, të cilët theksuan se aeroplani spiun nuk është dëmtuar rëndë dhe është në duart e ushtrisë iraniane.
Mediat iraniane theksuan se ushtria e rrëzoi aeroplanin amerikan në lindje të vendit, por në njoftime nuk thuhet kur ka ndodhur incidenti.
NATO njoftoi se operatorët humbën javën e kaluar kontrollin e aeroplanit pa pilot, që po fluturonte me një mision mbi Afganistanin perëndimor. Aleanca tha se aeroplani të cilit i referohet Irani mund të jetë aeroplani i humbur, pasi zyrtarët e NATO-s nuk e kanë përcaktuar ende vendndodhjen e tij.
Në korrik, mediat shtetërore iraniane cituan një ligjvënës iranian, që tha se Irani kishte rrëzuar një aeroplan spiun amerikan pranë objektit bërthamor në Fordu, por Garda Revolucionare më pas e mohoi njoftimin.