E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel do të bashkëpunojë me cilindo President të Francës

Favoriti për t’u bërë President i Francës, François Hollande, ka ripërsëritur disa herë gjatë fushatës e për herë të fundit dje, që nuk do ta nënshkruajë paktin fiskal të Bashkimit Evropian. "Nuk është Gjermania, që do të vendosë për të gjithë Evropën", tha Hollande.
     
Ndërkohë që më parë, kancelarja Merkel ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj çdo rinegocimi të pakttit, i cili supozohet se do të forcojë disiplinën buxhetore në Evropë.

Duke iu përgjigjur kritikave të Hollandes, zëdhënësi i Merkelit tha se “paktin buxhetor nuk e ka vendosur Gjermania, porse është nënshkruar nga krerët e qeverive dhe shteteve të 25 vendeve”
     
Pakti fiskal i cili kërkon uljen e normës së deficiteve buxhetore dhe ndërmarrjen e masave disiplinore ndaj atyre vende që nuk i përmbushin, është kundërshtuar vetëm nga Britania e Madhe dhe Republika Çeke.

                                                                                             2012-04-27 17:12
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›