Merkel e Sarkozi përgatisin një kontratë të re për BE-në

Cfare ju ka humbur zonja Merkel?
Gjermania e Franca po përgatisin në një kohë rekord një kontratë të re stabiliteti- e cila mundësisht të jetë gati për fillim viti.
Në këtë mënyrë ata synojnë të kthejnë qetësinë në tregjet financiare.
Dje Italia u detyrua të paguante 7.8 përqind interesa për borxhet e saj me afat dyvjeçar- një muaj më parë ishin veçse 4.6 përqind.
Sipas informacioneve të Bild, Merkel e Sarkozi, që tani e tutje quhen Merkozi, kanë në plan që këtë pakt stabiliteti ta kalojnë me shpejtësi që të mos ketë kohë për kundërshtime e rezistencë. Pakti i Stabilitetit, siç do quhet, do jetë një kontratë mes shteteve. Ata nuk do e marrin parasysh as Komisionin Europian. Plani do prezantohet më 8 dhjetor dhe pritet të ketë kundërshtime të forta nga Britania, e cila nuk ndodhet në zonën euro, por do jetë nën presion të madh.