Gati rritja e çmimit për ujin, kryeqytetasit do të paguajnë 80% më shumë
Share
Që nga viti i ardhshëm, kryeqytetasit do të duhet të paguajnë 80% më shumë për ujin. Drejtori i Ujësjellës- Kanalizimeve të Tiranës, Sait Dollapi, ka zyrtarizuar atë që përflitej prej kohësh, duke kërkuar zyrtarisht rritjen e çmimit të ujit.
Sipas kategorive të propozuar nga Ujësjellësi për Entin Rregullator të Ujit kërkohet që për popullsinë e thjeshtë një metër kub ujë të shkojë nga 33 lekë në 55 lekë, për entet buxhetore nga 110 lekë për metër kub të shkojë në 150 , për entet private nga 120 lekë në 150, për prodhimin e pijeve alkoolike nga 140 në 200 lekë për metër kub, për furrat e bukës çmimi të mbetet i pandryshuar me 95 lekë për metër kub dhe për shitjen me shumicë të dyfishohet nga 10 lekë në 20 lekë për metër kub.