E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreshnik Spahiu: Kjo nuk është Shqipëria që do donte Ismail Qemali

Share

Aleanca Kuq e Zi ka nisur gjatë ditës së sotme festën në kuadër të 100- vjetorit të Pavarësisë në Vlorën e flamurit. Gjatë fjalës së tij, kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka sulmuar politikën shqiptare, duke e akuzuar për mosvazhdim të rrugës së paraardhësve të tyre. Spahiu ka thënë se kjo nuk është Shqipëria që do të donte Ismail Qemali.

“Nuk është kjo ajo që donte Ismail Qemali. Synimi i asaj elite politike ishtë krijimi i një Shqipërie tjetër. Jemi të fundit në Europë. Ëndrra dhe aspirata e shqiptarëve për bashkim kombëtar po përdhoset nga politika shqiptare, që po hedh në treg territoret e saj. Kush kryeministër në Shqipëri ka qenë si Luigj Gurakuqi? Ne nuk vazhduam ëndrrën e Ismail Qemalit. Kemi kudo shqiptarë që vriten, qeveritarë që luajnë kumar, piramida, mafia, çka na lë të fundit në Europë, ka thënë Spahiu.

Spahiu theksoi se AK do të vazhdojë rrugëtimin e saj në Prishtinë duke bashkuar të gjithë shqiptarët Kuq e Zi dhe injoruar çdo flamur politik që tenton të çkombëtarizojë popullin shqiptar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›