E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel e Sarkozy propozojnë një qeveri ekonomike për eurozonën

Një samit krize gjermano- francez ka përfunduar me një propozim konkret.

Kancelaria gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Nikola Sarkozi, planifikojnë një qeveri ekonomike për BE-në. Madje është propozuar edhe personi që do e drejtojë. Ai do jetë Herman Van Rompi, aktualisht drejtues i Këshillit të Bashkimit Europian.

Në verën e vitit 2012, të gjitha shtetet e zonës euro duhet të vendosin një taksë për transaksionet financiare dhe të parashikojnë një frenim të borxheve.

Euro është e ardhmja jonë, është themeli i mirëqenies sonë, tha Merkel. Edhe Sarkozi deklaroi se janë absolutisht të vendosur për të mbrojtur monedhën e përbashkët.

Qeveria ekonomike pritet të mblidhet të paktën dy herë në vit dhe do përbëhet nga krerët e shteteve dhe qeverive të 17 vendeve.

Vendimi vjen në një kohë kur ekonomia më e madhe në Europë, ajo gjermane, po shkon drejt një stanjacioni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›