Bashkia e Tiranës, gjoba për lokalet në zonën e ish-Bllokut
Bashkia e Tiranës bëri me dije se ka nisur një fushatë për ndëshkimin e lokaleve që vendosin tavolina nëpër trotuare.
Policia Bashkiake ka vendosur që të largojë tavolinat e vendosura nëpër trotuara, ndërkohë që ka gjobitur me 10 mijë lekë për m2 subjektet që kanë vendosur tavolinat apo materiale të tjera nëpër trotuare.
Inspektorët në terren kanë vënë re se hapësirat mbahen të bllokuara në mënyrë të paligjshme, pasi subjektet nuk paguajnë taksa në Bashki për vendparkimet që zënë, ndërkohë që zona e ish-Bllokut ku u ndërrmor aksioni edhe gjatë ditës së sotme është përcaktuar edhe si një prej zonave më problematike, thuhet në një njoftim të bashkisë.
Ky operacion për ndëshkimin e lokaleve do të vijojë edhe në ditët e ardhshme.