E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel filloi turneun në Azi

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, mbërriti në Vietnam në hapje të udhëtimit të saj disaditor në Azi.

Në kryeqytetin Hanoi, kryetarja e qeverisë do të angazhohet për një bashkëpunim më të ngushtë ekonomik me shtetin me udhëheqje komuniste.

Mirëpo, në bisedimet e saj me politikën dhe ekonominë, temë do të jenë edhe deficitet në të drejtat e njeriut në këtë shtet aziatik.

Merkel do të takohet fillimisht me kryeministrin Nguyen Tan Dung. Demokristiania do të bisedojë edhe me përfaqësues të bashkësive fetare budiste, evangjelike dhe katolike.

Kancelari i fundit gjerman që ishte në Vietnam ishte Gerhard Schroder, në vitin 2004.

Të mërkurën kancelarja gjermane fluturon për në Mongoli.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›