E Diel, 1 Nëntor 2026

Borko propozon: Na jepni Veriun, ne ju njohim

Lirim Greiçevci, Këshilltar i Kryeministri Hashim Thaçi në dialogun Kosovë-Serbi, ka bërë publike një ofertë që Kryenegociatori serb Borko Stefanovic ua ka bërë në një nga ditët e bisedimeve në Bruksel.

“Ai mu afrua dhe tha se vendosni kufirin atje ku duhet të jetë dhe ne ju njohim juve një ditë më pas”, ka treguar Greiçevci, në një intervistë për Televizionin Klan Kosova.

"Fjalën e kishte për kufij te Ura e Ibrit", ka shtuar ai.

“Unë i thash se kjo është absurde dhe nuk do të ndodh kurrë”, ka deklaruar Këshilltari i Kryeministrit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›