E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel i kthen kurrizin Karamanlis

Strasburg-Mediat greke bëjnë të ditur se kancelaria gjermane Anegela Merkel, nuk ka dashur të takohet me kryeministrin grek Kostas Karamanlia.Pas takimit me presidentin amerikan Barak Obama në Strasburg, kryeministri grek Karamanli ka ndjerë veten ngushtë kur kancelaria gjermane Merkel nuk ka dashur t’i shtrëngoj dorën në përshëndetjen e rastit, në prani të ministres së Jashtme Dora Bakojanis dhe ministrit të Mbrojtjes Vangjelis Mejmarakis. Ky veprim tregon se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve nuk janë të mira.

Duhet theksuar se kancelaria gjermane Angela Merkel, pak ditë më parë kishte hedhur veton pro për futjen e Maqedonisë në NATO, ndërsa Greqia me veton e saj nuk ka lejuar një gjë të tillë. Në këtë drejtim Athina ka zgjedhur mikun e saj Nikolla Sarkozi, që në ditët e ardhshëm pritet edhe një takim dy palësh, në një kohë kur fjalën në momente të krizës ekonomike e ka vetë gjermania.

Greqia e pakënaqur ka shprehur mendimin për mos dërgimin e trupave të saj në Afganistan, duke mos i përgjigjur kërkesës së presidentit amerikan Barak Obama, të cilin e ka ftuar edhe për një vizitë në Athinë. Nga Athina Shpëtim Zinxhiria

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›