E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba: Sezonin tjetër do ta fitojmë LK


Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, është shprehur tejet i zhgënjyer me humbjen nga Interi në Ligën e Kampionëve, duke thënë se Blutë mund të rikthehen dhe ta fitojnë titullin e më të mirit të Evropës sezonin e ardhshëm.
"është vështirë pasi që çdo sezon ne e fillojmë me besim të madh, dhe më pas dalin vështirësi. Shpresoj të luaj më mirë. Këtë herë kemi përfunduar keq, por sezonin e ardhshëm titulli do të jetë i imi".
"Do të thoshte shumë nëse së bashku e fitojmë (Ligën e Kampionëve) sezonin tjetër, pasi kemi pritur aq shumë. Shpresoj që ky ekip të japë më shumë. çdo sezon është më ndryshe dhe unë shpresoj se sezoni i ardhshëm do të jetë më ndryshe për ne, në Ligën e Kampionëve", u shpreh Drogba.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›