E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel kundër sanksioneve ushtarake ndaj Iranit

Këtë deklaratë Merkel e bëri dje në konferencën e shtypit pas takimit me Presidentin e Izraelit Shimon Peres, i cili ndodhej për një vizitë zyrtare në Gjermani. Mekel nënvizoi rëndësinë e unitetit ndërkombëtar në lidhje me sanksionet dhe mbrojti mendimin se në këtë unitet mendimi, përveç vendeve të Bashkimit Evropian, duhet të përfshihen edhe Rusia me Kinën. “Por –vijoi me tej ajo,sanksionet janë të pashmangshme në rast se Teherani nuk deklaron programin nuklear që ndjek dhe vazhdon punimet për pasurimin e uraniumit". Nga ana tjeter Presidenti i Izraelit Shimon Peres kërkoi demonstrimin e qëndrimit "më të qartë dhe të ashpër" kundër Iranit, si dhe shtoi se "nuk luftojmë me Iranin, por me diktaturën e këtij vendi".                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›