Drejtori i USAID: Shqipëria arritje të jashtëzakonshme
Kryetarja e Parlamentit, duke i uruar mirëseardhjen Drejtorit të ri të USAID-it, vlerësoi lart kontributin tepër të rëndësishëm që ky organizëm i qeverisë amerikane ka dhënë dhe jep në Shqipëri, veçanërisht në rritjen e transparencës përmes projekteve efikase dhe konkrete. Kryetarja Topalli falënderoi në mënyrë të veçantë për ndihmën që USAID dhe Shtetet e Bashkuara dhanë për kapërcimin e situatës së vështirë të përmbytjeve në qarkun e Shkodrës. Nga ana e tij, Drejtori i USAID, Xhozef Uilljams, shprehu përkushtimin maksimal në përmbushje të misionit të tij në Shqipëri, duke vlerësuar gjithçka që shteti shqiptar bëri në kapërcimin e emergjencës në Shkodër dhe siguroi se, ndihma e USAID-it do të vjojë deri në rehabilitimin e plotë të të gjitha komunave. Kryetarja e Kuvendit kërkoi bashkëpunimin e USAID-it në mbi çështjet e edukimit dhe shëndetit të vajzave dhe nënave. "Lufta kundër dhunës në familje dhe kundër kancerit mbeten beteja prioritare, ndaj do të isha shumë e kënaqur për të bashkëpunuar me USAID-in për të fituar këto beteja", tha znj. Topalli. Drejtori i ri i USAID-it në Shqipëri, Xhozef Uilljams, shoqërohej në këyë takim nga Ambasadori i SHBA në Tiranë, Xhon Withers.