E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-ja përfshihet nga moti i keq

Stuhia e dëborës që ka përfshirë kontinentin e Amerikës së Veriut këtë vit është klasifikuar si një nga 10 stuhitë më të fuqishme që mund të kenë përfshirë ndonjëherë këtë kontinent.
Rreshje të fuqishme dëbore kanë goditur mbarë SHBA-në, sidomos në lindjen e saj, duke përfshirë këtu Virginian, Marylandin dhe Carolinën e Veriut. Emergjencat civile kanë pasur jashtëzakonisht shumë punë në shtetin federal të Washington DC.
Një stuhi e madhe ka përfshirë kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara dhe disa qytete verilindore, duke shtruara rreth 40 cm dëborë e duke e bërë të vështirë ose thuajse të pamundur udhëtimin e njerëzve nga një zonë në tjetën. Disa pjesë të zonës verilindore të SHBA u mbuluan nga rreth 60 cm dëborë.
Përpara se bora të pushonte mbrëmjen e djeshme, zyrtarët u bënë thirrje banorëve që të qëndronin nëpër shtëpi dhe të evitonin daljen me makinë, sepse bora bine më shpejt nga çmund të pastronin skuadrat borëpastruese.
Transporti publik, nuk punon në pjesën më të madhe të tij; gjithashtu nuk funksionojnë as stacionet e metrosë të cilat kalojnë mbi tokë.
Stuhia goditi gjithashtu Baltimorën, Nju Jorkun dhe Filadelfian.
Mjaft zona kanë mbetur pa energji elektrike dhe linjat ajrore anulluan fluturimet.
Makinat borëpastruese pastruan pistën e bazës ajrore Andreës, në periferi të Uashingtonit, duke mundësuar kështu uljen e aeroplanit që solli Presidentin Obama nga udhëtimi i tij në Danimarkë.
Shërbimi kombëtar i motit ka parashikuar stuhi më të forta dëbore në rajonet që përfshihem mes Virginias dhe Neë England.
Mot i keq pritet që të prishë planet e dhjetëra mijëra amerikanëve të cilët kishin planifikuar të kalonin pushimet jashtë vendit ose qytetit të tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›