E Diel, 1 Nëntor 2026

Merkel me Montin: Pro taksës së trasanksioneve financiare

Italia do mbështesë Francën dhe Gjermaninë për taksën e transaksioneve financiare. Kjo është konfirmuar sot nga vetë kryeministri italian Mario Monti gjatë takimit të zhvilluar me kancelaren gjermane Angela Merkel. Pas takimit Monti dhe Merkel zhvilluan konferencën e përbashkët të shtypit ku afirmuan të njëjtin qëndrim për këtë taksë, e cila është kundërshtuar nga Britania e Madhe.

“Taksa e transaksioneve ka shumë kuptim në këtë faze”,- ka deklaruar kryeministri italian Mario Monti, ndërkohë që kancelarja gjermane Merkel duke folur për krizën ekonomike u shpreh se gjermania do vazhdojë të kontribuojë për shpëtimin e euros.

Fondi 250 miliardë euro është ende në dispozicion. Një takim i përbashkët i lidërve më të fuqisëem perendimorë pritet të zhvillohet në 20 janar në Romë. Kryeministri italjan Monti duke analizuar reformat në vend tha se ato janë në interes të Italisë dhe se nëse nuk plotësohen këto parashikimet ekonomike do të jenë të zymta.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›