Gafurr Adili i bashkohet Aleancës Kuq e Zi
SHKUP-Fronti i Bashkimit Kombëtar Shqiptar, i udhëhequr nga ish-zëdhënësi i AKSH-së, Gafurr Adili, do t’i bashkohet Aleancës Kuq e Zi.
"Përkundër të gjithë përpjekjeve tona fisnike, për një mijë e një arsye, ne nuk e arritëm qëllimin tonë tepër fisnik: bashkimin e të gjitha forcave patriotike shqiptare në një formacion të vetëm mbarëkombëtar shqiptar. Prandaj, gjykoj që në mbledhjen e radhës të Këshillit Mbarëkombëtar të FDBK-së, që do ta mbajmë më 31 mars 2012 në Kukës, bashkërisht të vendosim për bashkim – shkrirjen e FDBK me AK (Aleanca Kuqezi)", theksoi Adili për INA.
"Fronti ishte lulja e parë në ringjalljen e vetëdijes kombëtare për ribashkimin kombëtar të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Historike. Edhe këtë radhë Fronti duhet të bëhet lulja e parë e bashkimit të të gjitha organizatave patriotike shqiptare me Aleancën Kuqezi".
(d.b/BalkanWeb)