E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel në Beograd. Temë kryesore, Kosova

BEOGRAD- Kancelarja gjermane Angela Merkel viziton për herë të parë Serbinë. Pritet që në takimin e planifikuar për sot me presidentin Tadiq, kancelarja Merkel të kërkojë përparime në zgjidhjen e konfliktit kufitar mes Serbisë dhe Kosovës.

Qeveria gjermane kërkon rinisjen e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, pavarësia e së cilës nuk njihet nga Beogradi. Sipas pikëpamjes gjermane pa zgjidhjen e konfliktit me Kosovën nuk mund të ketë anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Të hënën kancelarja gjermane Angela Merkel filloi vizitën e saj në Ballkan, Stacioni i parë ishte një vizitë në Kroaci. Ajo kërkoi nga Zagrebi që të ketë rol ndërmjetësues në konfliktet në Ballkanin Perëndimor. Përveç kësaj Merkel u shpreh edhe për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike me Kroacinë.

Merkel para fillimit të vizitës në Kroaci dhe Serbia pati deklaruar se Njëra nga detyrat e mia do të jetë ta bindi Serbinë, se duhet ta vazhdoj dialogun me Kosovën. (DW)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›