Mjeshter i maskimit dhe i hileve - Cili ishte udheheqesi tani i vrare i Al Kaides ne Afriken Lindore

Ai ishte mjeshter i maskimit dhe i hileve. Fazul Abdullah Mohammed udheheqesi i Al Kaides per Afriken Lindore perdori ne te kaluaren te pakten 18 emra te ndryshem. FBI-ia amerikane kishte caktuar 5 milione dollare per kapjen e terroristit. Tani ai u vra rastesisht ne Somali.
Per nje kohe te gjate ai jetoi me sa duket pa u njohur ne nje ishull ne Kenia. Njerezit ketu e pershkruajne ate si njeri te qete. Para se gjithash burri elegant dhe gjithnje miqesor kishte nje sharme carmatosese - nje gje e ngjashme thuhej edhe per shefin e organizates terroriste Osama Bin Laden si pasardhes i mundshem i te cilit konsiderohej Fazul Abdullah Mohamedi. Se fundi rreth 40 vjecari kujdesej para se gjithash per shtimin e radheve te Al Kaides. Thuhet se ai organizonte trajnimin e djemve te rinj si atentatore.
Testi i ADN-se dha siguri
Kur ate e vrane tani ne nje postbllok rruge ne Somali shefi i organizates terroriste kishte me vete nje pasaporte afrikanojugore rreth 40.000 dollare dhe disa celulare. Testet e ADN-se konfirmuan se behet fjale me te vertete per terroristin me te kerkuar te kontinentit.
Fazul Abdullah Mohamedi lindi ne fillim te viteve 70 ne Komore. Thuhet se ai nisi studimet per mjekesi ne Pakistan. Por nga universiteti ai u largua shpejt per tu bashkuar me Al Kaiden. Ne Afganistan ate e sterviten si luftetar dhe fitoi brenda organizates famen si specialist kompjuterash. Vec kesaj ai fliste rrjedhshem pese gjuhe.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Osama bin Laden me togerin e tij egjiptian Ayman al-Zawahri fotografi e marre me 7 tetor 2001
Organizator i shume atentateve te Al Kaides
Ne listen e personave te kerkuar Fazul Abdullah Mohamedi u shfaq per here te pas atentateve ne Kenia dhe ne Tanzani ne fund te viteve 90. Ne to u vrane 240 vete dhe u plagosen mijera te tjere.
Hetuesit e bejne ate pergjegjes edhe per atentatin ndaj nje hoteli izraelit ne bregdetin e Kenias me 13 te vrare ne vitin 2002. Se fundi ai besohet se ka qene organizatori i atentateve ne Uganda gjate Kampionatit Boteror te Futbollit 2010. Lende eksplozivi shperthyen ne lokale ne te cilat po shfaqeshin ndeshjet. Nga shperthimet u vrane 70 vete.
Al Kaida eshte dobesuar
Ne vitet e shkuara terroristin e paten deklaruar disa here gabimisht si te vdekur- per shembull pasi SHBA bombarduan ne vitin 2007 nje kamp te islamisteve ne Somali. Nje vit me vone Fazul Abdullah Mohammedi i shpetoi me veshtiresi nje arrestimi ne Kenia kur u perpoq te mjekohej.
Vdekja e tij do te thote nje dobesim i Al Kaides ne Afriken Lindore. Si amanet terroristi le nje autobiografi me titullin Lufta kunder fese islame te cilin ai e botoi ne 2009 me emrin Fazul Harun. Ne te flitet per kercenimin e vendeve myslimane nga Perendimi.
Autor Antje Diekhans / Auron Dodi
Redaktoi Filaj-Ballvora Vilma