Merkel në Indonezi: Evropa të hapet drejt Azisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi sot gjatë një vizite në Indonezi, se Evropa duhet të përshpejtojë nënshkrimin e një marrëveshje të shkëmbimit të lirë me Azinë Juglindore. Merkel, theksoi se shkëmbimi i lirë me Azinë Juglindore është një nga kushtet nëse Evropa synon të jetë më konkurruese. Po ashtu, vizita e Merkelit në Indonezi, e cila ekonomia e parë në Azinë Juglindore, nuk ishte pa qëllim. Shoqëria e kombeve të Azisë Juglindore (Asean), që grupon 10 vende të rajonit, nisi në muajin maj 2007 negociatat me Bashkimin Evropian në kuadër të një marrëveshjeje të këmbimit të lirë. Azia Juglindore është konsideruar si një prej rajoneve më dinamikë në botë me në krye Indonezinë, rritja ekonomike e së cilës ka qenë më shumë se 6 %. Asean përfshin Brunein, Kamboxhian, Indonezinë, Laosin, Malajzinë, Birmaninë, Filipinet, Singaporin, Tajlandën dhe Vietnamin.