Merkel nis turin ballkanik ndalesa e pare eshte Serbia

Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të nxisë Beogradin për të rinisur dialogun me Prishtinën, gjatë vizitës së saj të martën në Serbi. Merkel nis të hënën turin e saj ballkanik, ku së pari do të qëndrojë në Kroaci e më pas në Serbi. Gjate mesazhit të përjavshëm në radion gjermane, Merkel ka nënvizuar se një nga detyrat e saj gjatë vizitës në Beograd do të jetë të bindë Serbinë të rinisë dialogun me Kosovën. “Nuk ka perspektivë europiane për rajonin, pa përpjekje të të gjitha palëve, megjithë plagët e së shkuarës. Dialogu me Kosovën duhet të rinisë”, thotë Merkel.
Vizita e saj në rajon vjen pak ditë para rifillimit të bisedimeve midis palës serbe dhe asaj kosovare, që priten më 2 shtator, në Bruksel. Gjithsesi, asgjë nuk është e konfirmuar, pasi ka pasur polemika në lidhje me rinisjen e bisedimeve pas ngjarjeve të dhunshme në very të Mitrovicës, në fund të korrikut. Në Beograd, mediat dhe disa qarqe politike kanë shprehur druajtjen se Merkel do të ushtrojë presion mbi liderët serbë që "të braktisin plotësisht Kosovën.
Megjithatë, sipas zyrës së kancelares merkel, bisedimet për perspektivën everopiane të Kroacisë dhe Serbisë pritet të jenë pikat kryesore të axhendës së saj në Zagreb dhe Beograd. Liderja gjermane do të realizojë udhëtimin, pavarësisht krizës ekonomike që ka përfshirë Europën. Kjo është hera e parë që nga viti 2003 që një udhëheqës i Qeverisë gjermane viziton Zagrebin dhe Beogradin.
Juli Prifti