Zgjedhjet ne Shale votohet per kryetarin e komunes

Po zhvillohet tashmë prej 8 orësh procesi i votimit për zgjedhjet lokale në Komunën Shalë të qarkut të Shkodrës. Votimi po ecën normalisht në të pesë qendrat e votimit ku u vendos nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të rivotohej, për shkak se në 8 maj, materialet zgjedhore mbërritën me 6 orë vonesë në Shalë.
Emri i kryetarit të komunës do të dalë nga gara që po zhvillohet mes këtë komunë mes përfaqësuesit të “Aleancës për Qytetarin” Dedë Tonaj dhe rivalit të tij Bal Vuksani nga koalicioni “Aleanca për të ardhmen”.
Deri tani nuk është regjistruar ndonjë problem me procesin, qoftë përsa i përket mënyrës së votimit, qoftë edhe lidhur me ndonjë bllokim të mundshëm të procesit, sic ndodhi në një pjesë të madhe të rasteve gjatë votimit të 8 majit. Deputetë të të dy partive kryesore kanë qenë prezentë gjatë gjithë ditës, për të ndjekur procesin. Për zgjedhjen e kryekomunarit të Shalës, do të votojnë 2820 zgjedhës.
Azhornuar së fundi ( e diel , 21 gusht 2011 )