Tregu i suvenireve emigrantet blejne me pak kete vere

Tregu i suvenirëve dhe i objekteve të zbukurimit kthehet si zakonisht ndër më të kërkuarit gjatë sezonit të verës. Emigrantët, shqiptarët që udhtojnë jashtë dhe turistët e huaj janë ata që mbajnë gjallë këto biznese. Tregtarët pranojnë së klientela nuk mungon, por krahasuar me një vit më parë të gjitha katogoritë harxhojnë më pak para.
Simbolet kombëtare, shqiponja,flamuri, Skëndërbeu dhe Nënë Tereza, janë suveniret që qëndrojnë në krye të listës së shitjeve.
“Nga shqiptarët që jetojnë jashtë preferohen simbolet, merrem pjata bakri, alabastre dhe objekte të ndryshme që kujtojnë atdheun, Shqipërinë. Edhe bluza, kapele, kostume, bluza të kombëtares, gjëra utilitare që mund t’i përdorin njerëzit, llulla”, thotë Shyrete Kujxhiu-shitëse.
Edhe pse me çmime që shkojnë deri në disa mijë euro, këto kostume popullore shumë vjecare të zonave të ndryshme pëlqehen dhe rrallë edhe blihen.
“Janë të kërkuara. Ata që kanë mundësinë e blejnë një kostum të tillë zakonisht, ku i pyesim se për çfarë i duan, thonë që i përdorin për raste të veçanta që organizohen dhe kërkojnë të përfaqësojnë kulturën e atdheut të ture”, thotë ajo.
Turistët dhe të huajt Shqipërinë e njohin veç të tjerash nga simbolet e komunizmit, siç janë bunkerët dhe figura e diktatorit.
“Skënderbeu është figurë shumë e njohur dihet dhe bunkeri është simboli i komunizmit, por megjithatë ata preferojnë më shumë simbolet. Zakonisht marrin një gotë me flamur të kuq, ose një qytet, Tirana është më e shitur”, thekson ajo.
Pavarësisht kërkesave dhe specifikës që kanë, kriza ekonomike ka ndikuar edhe në këto biznese. Një pjesë e tyre nuk kanë arritur të mbijetojnë duke mbyllur dyqanet.