Apeli i Vlorës lë në shtëpi Fatmir Kajollin

Masa e “arrest shtëpie” do të mbetet në fuqi për Kajollin derisa të kryhen procedurat e ekstradimit në drejtim të shtetit fqinj, pasi atje është dënuar me 40 vite burg nga dy gjykata italiane.
Kajolli u dënua në vitin 2002 nga një gjykatë në Milano me 16 vjet burg dhe 160 mijë euro gjobë me akuzën e trafikut të drogës.
Ndërkohë, po në këtë vit, Gjykata e Romës e ka dënuar me 24 vite burg. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 10 vitesh, ndërsa në Fier ushtronte madie edhe aktivitete të shumta, ku përveç biznesit, ishte edhe këshilltar i Partisë Republikane në këshillin bashkiak të Fierit.
Në Itali ai është akuzuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale të trafiqeve ilegale. Kajolli u arrestua më 9 prill të këtij viti, ndërsa Gjykata e Fierit vendosi masën ndaj tij më 11 prill, duke e lënë në shtëpi shumë të kërkuarin. /Start/
2012-05-08 09:11